Kosova pranon donacion 6 mijë e 500 teste për Covid-19 dhe gjashtë respiratorë

25 qershor 2020 | 16:30

Të enjten pasdite kanë arritur 6 mijë e 500 teste dhe gjashtë respiratorë, donacion nga shteti i Katarit.

Ky donacion është i dedikuar për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion është shumë i vlefshëm për Kosovën.

Ndërsa ambasadori i shtetit të Katarit, Ali bin Hamad, ka thënë se shpreson që Kosova të kalojë sa më lehtë këtë situatë.

Më tutje, ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit po përpiqet t’i shtyjë në nivel më të lartë, dhe atë në të gjitha fushat.

Dhurimi i donacionit është bërë i mundur nga organizata “Qatar Charity”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situatë aspak optimiste në NBA, një muaj para rinisjes së…