Kosova pritet të hyjë në krizë politike nëse LDK-së i jepet e drejta për ta formuar qeverinë

01 prill 2020 | 23:02

Profesori universitar Vigan Qorrolli duke folur për situatën e fundit politike në vend, pas rrëzimit të qeverisë, ai ka thënë se Kosova pritet të hyjë në krizë të thellë politike.

Ai ka thënë se kjo krizë do të vijë kur presidenti do t’ia japë të drejtën LDK-së për ta formuar qeverinë e re.

“Nen supozimin se ditëve në vijim presidenti i Republikës, në shkelje kushtetuese, ia jep partisë së dytë (LDK) të drejtën për formimin e qeverisë sipas nenit 95.5 të kushtetutës – Kosova pritet të futet në një krizë të thellë politike, përçarëse e grindavece – të paparë deri më tani”, ka shkruar Qorrolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona shpreson ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi për Neymarin, sipas…