Kosova pritet të pranojë mbi rreth 5 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

04 maj 2021 | 14:55

Kosova pritet të pranojë të sot (e martë) 4 mijë 680 doza të vaksinës “Pfizer/BioNTech”.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh). “Kjo është pjesë nga kontigjenca prej 95.000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të ndihmës në vaksinim kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar MSh-ja për “Rel”-in.

Në prill, Bashkimi Evropian  ka njoftuar se do të shpërndajë 651 mijë 000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 98.000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”.

Me kontingjentin e vaksinave që arrin të martën në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se do vaksinohet personeli shëndetësor, që nuk është vaksinuar gjatë fazës së parë të fushatës së imunizimit, më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 më 29 mars, me 24 000 dozat e vaksinës së “AstraZenecas”, që i mori falas nga programi “COVAX” i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga COVAX-i, Kosova në total, pritet të marrë 100.800 doza.

Qeveria e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit, planifikohet që të vaksinohen deri në 70 për qind e popullatës.

Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë janë përfshirë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata me sëmundje kronike.

Në fazën e dytë bëjnë pjesë personat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa në fazën e tretë pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër tri marrëveshjet…