
Kosova promovohet përmes ANP “Adem Jashari”
10 qershor 2025
| 16:55
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po e promovon bukurinë e Kosovës përmes një iniciative të veçantë vizuale. Fotografitë mahnitëse të peizazheve dhe vendeve të ndryshme të vendit, realizuar nga Bujar Gashi, zyrtar për informim në ANP, janë shndërruar në bilborda të vendosur në hapësirat e aeroportit.
Këto pamje mbresëlënëse tashmë janë pjesë e dekorit të brendshëm dhe të jashtëm të aeroportit, duke i ofruar udhëtarëve vendas dhe të huaj një shije të bukur të natyrës dhe kulturës së Kosovës që në çastet e para të mbërritjes së tyre në vend.