Kosova publikon listën e gjerë për derbin ndaj Shqipërisë, nis grumbullimi i “Dardanëve”

17 qershor 2026 | 16:26

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar listën e gjerë të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e shumëpritur ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 2 korrik në Prizren.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Loci, “Dardanët” do të nisin përgatitjet për sfidën rajonale, teksa në listën e publikuar janë përfshirë 15 basketbollistë.

Në mesin e emrave të ftuar janë lojtarët me përvojë si Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Gëzim Morina dhe Lis Shoshi, por edhe emra të rinj që kanë spikatur me paraqitjet e tyre së fundmi.

Lista e gjerë e Kosovës:

Dardan Berisha

Dardan Kapiti

Denis Zenelaj

Dion Haxhosaj

Divine Myles

Drilon Hajrizi

Gëzim Morina

Lis Shoshi

Meriton Ismaili

Mikaile Tmusic

Muhamedali Janjeva

Musab Mala

Rron Dahsyla

Rron Ukaj

Valon Bunjaku

Stafi teknik përbëhet nga përzgjedhësi Bujar Loci, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Petrit Zeqiri dhe Brahim Veseli.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet më 2 korrik 2026, me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Federata ka bërë thirrje që tifozët të jenë pranë ekipit kombëtar në këtë përballje, ndërsa ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara mund…