Kosova regjistron edhe një humbje në Ligën e Kombeve

11 tetor 2020 | 22:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka regjistruar edhe një tjetër rezultat negativ në Ligën e Kombeve.

Pak ditë pasi është mposhtur nga Maqedonia në Shkup (2-1), “dardanët” e drejtuar Bernard Challandes kanë pësuar humbje sonte në “Fadil Vokrri” nga Sllovenia (0-1).

Slloveni kaloi në epërsi në minutën e 220të, kurse Haris Vuqkiq shfrytëzoi një gabim të Kosovës dhe shënoi për 0-1. Në vazhdim Kosova pati disa raste të mira shënimi, por që nuk arriti t’i konkretizojë në gol.

Nga tri takimet e zhvilluara në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, Kosova ka një barazim dhe dy humbje. Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim ndaj Greqisë më 14 tetor.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Shkencës e Australisë ka përcaktuar që Covid-19 mund…