Kosova regjistron mbi 100 mijë lindje në katër vjet

02 shkurt 2026 | 11:07

Nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur gjithsej 105 671 fëmijë. Këto të dhënë janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Vetëm gjatë vitit 2025, numri i lindjeve ka arritur 27 418 fëmijë, prej të cilëve 14 135 ishin meshkuj dhe 13 284 femra. Ky shifër tregon një rritje krahasuar me vitin 2024, kur kishin lindur 26 549 fëmijë (13 772 meshkuj dhe 12 779 femra).

Viti 2023 kishte shënuar numrin më të ulët të lindjeve, me 25 586 fëmijë (13 229 meshkuj dhe 12 357 femra), ndërsa në vitin 2022 ishin regjistruar 26 118 lindje (13 317 meshkuj dhe 12 801 femra).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka kontratë…