
Kosova rrëmben gjashtë medalje në Kupa e Botës në kick-boks
20 maj 2025
| 14:30
Ekipi i kick-boksit të Kosovës është kthyer me gjashtë medalje, dy të argjendta dhe katër të bronzta. Kjo përmes garës prestigjioze ndërkombëtare “Wako Turkish Open”, e mbajtur nga 14 deri më 18 maj në Antalia të Turqisë. Medaljet e argjendta i siguruan Nart Mehmeti dhe Gent Hyseni, ku Mehmeti shënoi tri fitore, ndërsa Hyseni dy sosh, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.
Në podium u ngjitën edhe katër sportistë të tjerë me medalje të bronzta: Artor Mehmeti dhe Omar Thaçi, që realizuan nga dy fitore secili, si dhe Donjeta Menxhiqi dhe Gëzimi Morina, të cilët fituan nga një luftë.