Kosova rrezikon t’i humbas mbi 60 milionë euro si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit

20 qershor 2025 | 11:24

Segmenti i sundimit  të ligjit është një nga fushat në pritje të mbështetjes  financiare nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, por që deri më tani as për këtë fushë e as për të tjerat Kosova nuk ka marrë asnjë cent.

Krejt kjo për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshjes për Hua, si pasojë e bllokadës në konsituimin e Kuvendit.

Kësisoj Kosova rrezikon të humbas mbi 60 milionë eurosh. Por kjo nuk është e vetmja pasojë për Kosovën, tërheq vërejtjen Instituti i Kosovës për drejtësi

“Kosova do futet ne probleme të mëdha të cilat do ta rëndojnë jetën e qytetarëve. Pasojat janë në dy rrafshe, të brendshme dhe të jashtme në aspektin e jashtëm  janë evidente mosanëatrësimi   i Kosovës në KiE, mungesa e marrjes së fondeve nga plani i rritjes si rrezikojmë të mos u marrim por rrezikojnë të humbin vlerën ato para. Ne rrafshin e brendshme pasojat e vendit në rritje të  çmimit të energjisë. Kosova ka miratuar strategjinë për sundimit e ligjit me vitin 2021. Nga monitorimi ynë janë kryesisht çështjet e mungesa. E buxhetit për moszbatim e strategjisë ka buxhet që BE-ja po planifikon të  e jap buxhetin për sundim te ligjit por s’ka institucione qe duhet ta marrin atë buxhet”, ka thënë Jakaj për “RTV21”.

Edhe drejtori i Institutit për Lidership Civil, Argjend Zejnaj, ka thënë se vonesa për konstituim të institucioneve do t’i sjell pasoja të mëdha vendit,  përfshirë edhe përftimin nga plani i rritjes i BE-së.

“Mos konstitutimi i institucioneve do t’i nxjerr shume pengesa Kosovës në raport me planin e BE-së por edhe tema të tjera…”, ka thënë Zejnaj për “RTV21”.

Qeveria në detyrë nuk ka komentuar mbi pasojat e vonesave për formimin e institucioneve të reja dhe përfitimin e mjeteve te para të BE-së por më parë kishte thënë se konstituimi i legjislaturës së re i hapë rrugë lëshimit të fondeve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para të rajonit për të cilat  Bashkimi Evropian ka bërë pagesat e para financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Plani i rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshinë shumën prej 6 miliardë euro prej të cilave 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Kosova pritet t’i përfitojë mbi 800 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ariani Home” SH.P.K. me nr. Unik Identifikues: 811926271 Vushtrri, shpall…