Kosova sërish aplikon për anëtarësim në Interpol

05 shkurt 2019 | 09:01

Republika e Kosovës edhe këtë vit ka aplikuar për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, Interpol. 

Këtë e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, Mentor Tahiri, këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. 

Ai ka treguar se kërkesa zyrtare për anëtarësim është bërë më 31 janar. 

Tahiri ka vlerësuar se Policia e Kosovës i plotëson të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në Interpol.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, e ka përkrahur taksën…