Kosova shënon Ditën e Kushtetutës

09 prill 2026 | 08:16

Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

9 Prilli, është festë shtetërore sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u nënshkrua më 7 prill 2008, pastaj u ratifikua më 9 prill 2008, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA dhe…