Kosova shpall listën për ndeshjet miqësore kundër Kuvajtit

14 dhjetor 2021 | 13:43

Përzgjedhësi i Përfaqësuese së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi ka shpallur listën për ndeshjet miqësore me Kuvajtin.

“Dardanët” të premten dhe dielën luajnë miqësore me Kombëtaren e respektuar aziatike. Ndeshjet zhvillohen në Podgoricë. Kosova grumbullohet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa të enjten është udhëtimi për në Podgoricë.

Ndeshjet me Kuvajtin janë me peshë të madhe për të rritur konkurrencën në Përfaqësuesen e Kosovës si dhe për të zgjeruar bazën për selektimet e ardhshme. Disa lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares mungojnë në këto ndeshje për shkak të obligimeve në klubet e tyre. Ndërkohë përzgjedhësi Qerimi ka ftuar lojtarë që kanë shfaqur formë të mirë në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Është ftuar pivoti i Trepçës, Sali Maxhera, dhe beku i Kastriotit, Festim Mustafa. Të dy ishin grumbulluar edhe në të kaluarën. Aloja e Prishtinës, Agon Bajqinovci është ftuar sërish, njëjtë si Florian Rexha i Vëllaznimit.

Të dy ishin pjesë e grumbullimit të kaluar, por pa fituar rastin. Në ekip do të jetë edhe Shaban Zogaj, talenti që po zhvillohet hovshëm në Danimarkë. Emra plotësisht të rinj në tek “dardanët” janë aloja Matej Taçi, që bën karrierë në Kroaci, si dhe portieri Elvir Muça Kuliq, që luan në Suedi. Të dy kanë shprehur interesim të jenë pjesë e Kosovës dhe do të testohen në ndeshjet ndaj Kuvajtit. Të tjerët në listën e Bujar Qerimit janë emra të konfirmuar.

Kosova grumbullim tjetër do ta ketë në fund të dhjetorit. Ka gjasa të luhen dy ndeshje miqësore me Arabinë Saudite, ndërsa në fillim të janarit janë ndeshjet kualifikuese me Greqinë, Belgjikën e Turqinë.

Lista e lojtarëve

Agon Bajqinovci     (KH Prishtina)
Kastriot Jupa          (KH Besa Famgas)
Drenit Tahirukaj    (HSC Kreuzlingen)
Deniz Terziqi         (KH Besa Famgas)
Arbios Mushkolaj           (KH Besa Famgas)
Festim Mustafa     (KH Kastrioti)
Drilon Tahirukaj   (Deçani)
Lulzim Shabani     (KH Prishtina)
Haris Berisha        (HSC Kreuzlingen)
Florian Rexha       (KH Vëllaznimi)
Mursel Mehmeti    (KH Besa Famgas)
Jon Muqolli             (KH Besa Famgas)
Elvir Muça Kulic   (HK Torslanda Elite)
Sali Maxhera         (KH Trepça)
Egzon Gjuka         (KH Besa Famgas)
Matej Taçi             (RK Varazdin)
Shaban Zogaj        (Aalborg Handbold)

Stafi teknik

Bujar Qerimi                     (Selektor)
Fatmir Muhaxheri           (Trajner)
Meriton Mripa                 (Fizioterapeut)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka paralajmëruar protestë…