
Kosova sonte përballet me Zvicrën
Sonte Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’.
Për këtë përballje të gjitha biletat janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.
Ndërsa dje trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se “Dardanët” nuk do të kenë frikë ndaj lojtarëve zviceranë.
Foda tha se as lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë frikë nga ata të Kosovës, por tha se do të kenë respekt, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët e tjerë të Kosovës.
Nga ana tjetër, Sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka folur përpara takimit hapës të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror që Zvicra do ta luajë kundër Kosovës.
Ndoye tha se janë gati dhe se e dinë që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme “kundër një ekipi të madh si Kosova”.