Kosova sot garon me pesë sportistë në Lojërat Mesdhetar

01 korrik 2022 | 11:05

Sot është dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Oran 2022 dhe Kosova do të garojë me pesë sportistë.

Pas suksesit në ditën e djeshme, ekipi kosovar kërkon të korr paraqitje të mira edhe sot.

Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Shpetim Bajoku janë sportistët që dje i sollën tri medalje të reja Kosovës, Fazliu të artën, ndërsa dy djemtë të bronztën.

Për ta vazhduar atë sukses sot garojnë edhe sportistët e notit, xhudos, shenjëtarit dhe atletikës.

Garën e fillon Alush Telaku në sportin e notit, pas tij janë dy përballjen në xhudo me Shpati Zekaj dhe Loriana Kuka.

Nexhat Sahiti do të jetë në shenjëtari dhe Astrit Kyreziu në atletikë. Mbetet të shihet se a do t`i përcjell suksesi i mbrëmshëm sportistët që garojnë sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së…