
Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos
Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor. Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.
Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve. Kosova, shteti i medaljeve olimpike, dotë përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).
Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën. Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani po ndërton kampionë.