Kosova tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodhuara në Japoni 

23 shkurt 2026 | 14:55

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës AUV) ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin  lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.

Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV-i ka njoftuar se ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtijë produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij.

AUV-i përmes një njoftimi në “Facebook” ka thënë se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar AUV-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Balla është paraqitur sot në ambientet e Struktura e…