Kosova triumfon ndaj Suedisë

08 shtator 2025 | 22:43

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur një fitore të madhe në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku “Dardanët” treguan një paraqitje shumë më të mirë sesa suedezët, të cilët nuk arritën ta rrezikojnë fitoren e vendasve në asnjë moment.

Goli i parë për Kosovën erdhi në minutën e 26-të, kur Elvis Rexhbeçaj shënoi pas një aksioni të mirë të skuadrës. Ndërsa, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Kosova menaxhoi mirë avantazhin dhe krijoi edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Kjo fitore vjen pas humbjes 4-0 ndaj Zvicrës tri ditë më parë në Bazel, duke i rikthyer “Dardanëve” besimin dhe tri pikë të rëndësishme në garën kualifikuese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kategoritë e dala nga lufta po detyrohen të ndjekin rrugë…