
Kosova U17 pëson humbje nga Italia
19 shkurt 2025
| 12:20
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.
Hendbollistet “dardane” të reja janë angazhuar, por sërish paraqitja nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Italia fitoi me rezultat 20:15. Kosova e fitoi periudhën e tretë dhe i takon pikë për këtë.
Sërish kishte lëshime në lojën e Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa vajzat po e kuptojnë se për sukses në nivel serioz ndërkombëtar u duhet shumë më tepër punë e përkushtim në stërvitje. Ka pasur edhe elemente të mira në lojën e Kosovës U17, por vetëm në momente.