
Kosova U18 mbyll fazën e grupeve ndaj Finlandës
30 korrik 2025
| 17:10
Kosova U18 e ka zhvilluar sot ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të FIBA Kampionatit Evropian U18 – Divizioni B, ku është përballur me Finlandën.
Rezultati final i kësaj ndeshje ishte Kosova 78 – 85 Finlanda.
Djemtë e Kosovës u përpoqën deri në fund, por nuk arritën të sigurojnë fitoren. Me këtë ndeshje përfundon faza e grupeve dhe tani Kosova do të vazhdojë me ndeshjet në fazën për renditje.