Kosova U18 në grup me Italinë, Rumaninë dhe Turqinë

24 prill 2025 | 16:25

Është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë.

Në kualifikimet e Evropianit që mbahet në vitin 2026, paraqitet edhe Kombëtarja U18 e Kosovës.

Shorti përcaktoi që Kosova të jetë në Grupin A, ku janë edhe Italia, Rumania dhe Turqia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Turqi prej 31 tetorit deri më 2 nëntor të këtij viti. Grupi vlerësohet shumë i fortë.

Dy të parët në grup kualifikohen në Kampionatin Evropian. Kombëtaret tjera vazhdojnë në Evropianët e Divizionit të dytë.

Kualifikimet në Turqi do të shërbejnë shumë për gjeneratën e re të Kombëtares sonë U18. Natyrisht do të kërkohet edhe suksesi maksimal i mundshëm.

May be an image of text that says "GROUPA A Men's 18 EHF EURO 2026 Qualification Tournaments Italy GROUP B Romania Poland GROUPC c Türkiye Switzerland Kosovo Montenegro Latvia GROUP D Ukraine Cyprus Slovakia North Macedonia GROUP E Netherlands Greece Czechia Finland Israel Luxembourg Lithuania Estonia"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi të mërkurën e ka fituar titullin e kampiones…