Kosova U18 pëson humbje të thellë nga Islanda

07 korrik 2025 | 00:44

Basketbollistet e Kosovës U18 kanë pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po zhvillohet në Lituani.

Të dielën, Kosova është mposhtur me rezultatin 82 me 50 nga Islanda. Në çerekun e parë loja ka qenë e barabartë, ndërsa në çerekun e dytë Islanda ka fituar nëntëmbëdhjetë me gjashtëmbëdhjetë. Pas pjesës së parë, Kosova U18 ka qenë  ende në lojë duke pasur shpresa.

Por në çerekun e tretë situata ka ndryshuar shumë, pasi Islanda ka fituar me njëzet e katër me dhjetë dhe e ka kontrolluar ndeshjen deri në fund.

Çereku i fundit është fituar nga Islanda me njëzet e tre me tetë. Te Kosova më e dalluara ka qenë Gerta Hoti me dymbëdhjetë pikë dhe tri kërcime, ndërsa Malvina Haziri ka shënuar gjashtëmbëdhjetë pikë. Para kësaj humbje, Kosova U18 ishte mundur edhe nga Ukraina dhe Lituania. Të martën, skuadra luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti i BRICS që po mbahet sot dhe nesër në…