Kosova U19 fillon grumbullimin e radhës, tri miqësore me Kuvajtin

22 korrik 2025 | 11:05

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka nisur sot grumbullimin e radhës në kuadër të përgatitjeve për Kampionat Botëror.

Kombëtarja është grumbulluar në Prishtinë, ku do të qëndrojë deri sa të udhëtojë për në Slloveni.

Në qytetin slloven Velenje, djemtë tanë do t’i zhvillojnë tri ndeshje kontrolluese me Kuvajtin U19.

Miqësorja e parë është më 25 korrik, e dyta më 27 dhe e treta më 29 korrik.

Këto miqësore i shërbejnë kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri dhe shtabit teknik për përgatitje sa më të mirë të ekipit për Botëror.

Forma e lojtarëve është e mirë, ndërsa përkushtimi i djemve tanë maksimal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi kampion i Kosovës, Drita, do të shkruajë histori sonte…