Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027
24 mars 2026
| 13:57
Futbollistët e Kosovës U19 kanë fituar një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin që vitin e ardhshëm mbahet në Çeki.
Kosova ka barazuar 1:1 me Armeninë në Turqi ku po mbahet turneu i Grupit 2 të Ligës B.
“Dardanët” e rinj kaluan në epërsi me golin e Lorik Mehmetit në minutën e 19-të. Armenia ka barazuar rezultatin në minutën e 81-të. Kosova të premten takohet me Gjibraltarin, kurse duelin e fundit e zhvillon kundër Turqisë, më 30 mars.



