Kosova U19 mposhtet nga Portugalia në Botërorin në Egjipt

12 gusht 2025 | 13:47

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e pestë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Pas dy fitoreve rresht Kosova u mposht nga Portugalia me rezultat 41:29. Që në nismë portugezët bënë shkëputje në rezultat dhe mbajtën epërsi deri në fund.

Përpjekjet e djemve tanë nuk munguan, megjithatë këtë herë nuk ishte e mjaftueshme. Amar Muqolli i shënoi nëntë gola për Kosovën, kurse Olsi Mulaj i kishte tetë. Katër gola i realizoi Suad Pajaziti. Tani Kosovën e presin dy ndeshjet e fundit për plasman përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës…