Kosova U20 në çerekfinale përballet me Zvicrën

17 korrik 2025 | 10:56

Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në Divizionin B të kampionatit evropian FIBA U 20 në basketboll.

Kombëtarja e Kosovës, ka shënuar sukses historik duke u renditur në mesin e tetë skuadrave më të mira.

“Dardanët” e rinj, kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë.

Ndaj kësaj të fundit pësuan humbje të thellë me rezultat 88:44, e që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Basketbollistët e Kosovës, në çerekfinale do të përballen me Zvicrën.

Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, kjo pasi që edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje.

Përballja Kosovë-Zvicër zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë.

Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot (e enjte) do të…