
Kosova U20 po përgatitet për garat evropiane
20 qershor 2025
| 14:53
Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll (meshkujt), po përgatitet intensivisht për garat evropiane, ka njoftuar të premten Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Basketbollistët e rinj po stërviten nga dy herë në ditë në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për FIBA Eurobasket, Divizioni B.
Kjo gjeneratë e basketbollistëve, udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur, Andin Rashica që po synon paraqitje sa më të mirë me të përzgjedhurit e tij.
Kosova U20 është pjesë e Grupit D, së bashku me Turqinë, Suedinë, Hungarinë dhe Shqipërinë.
Ndeshjet e Divizionit B, do të mbahen në Yerevan të Armenisë nga data 11 deri më 20 korrik.