Kosova U20 publikon listën për dy miqësoret ndaj Katarit

30 tetor 2025 | 14:35

Kombëtarja e Kosovës U20 ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit nëntor, miqësore ndaj Katarit.

Të dy përballjet do të zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, kurse përzgjedhësi Bekim Isufi ka publikuar listën e të ftuarve.

Portierë: Arlind Qela, Erion Hoti, Elmedin Terholli

Mbrojtësit: Art Morina, Leart Salihu, Endrit Hasanmetaj, Lorent Ademi, Gentrit Hetemaj, Anton Lekaj, Omer Bajraktari, Endrit Bytyqi, Denis Hyseni, Hektor Krasniqi

Mesfushorët dhe sulmuesit: Gentian Dushaj, Ardian Sopaj, Ermal Sadiku, Elod Gruda, Rezon Gashi, Planet Veseli, Andi Mehmeti, Jon Shaal, Redon Alshiqi, Deli Hajdini, Enes Hajrullahu, Anik Vitia, Rin Ahmeti, Ernis Qestaj, Aurel Limani.

Kujtojmë, përballja e parë zhvillohet më 2 nëntor me fillim nga ora 13:00, ndërsa e dyta më 5 nëntor, po në të njëjtin orar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën e Apelit të enjten është bërë elaborimi i…