Kosova U21 në shtator nis kualifikimet për Evropian

07 gusht 2025 | 14:56

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll në muajin shtator nis rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2027 që do të mbahet në Shqipëri e Serbi.

Pas një muaji, “Dardanët” e rinj nisin ciklin kualifikues dhe rrugëtimi i tyre nis me ndeshjen në udhëtim ndaj Rumanisë. Kjo përballje do të luhet më datën 5 shtator dhe i takon Grupit A, të cilin e përbëjnë edhe Qipro, Spanja, Finlanda e San Marino.

“Kosova U21 është gati të nisë një kapitull të ri në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Djelmoshat tanë e nisin fushatën me dy sfida të mëdha”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës. Në fakt, Kosova U21 në shtator i luan dy ndeshje, pasi katër ditë pas përballjes me Rumaninë, e pret Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…