Kosova U21 sonte përballet me Andorrën
08 qershor 2021
| 12:41
Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot zhvilloi stërvitjen e 12-të me radhë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” e rinj zhvilluan përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin evropian 2023 kundër Kombëtares U21 të Andorrës.
Të përzgjedhurit e Michael Nees u shprehen të kënaqur me stërvitjet e zhvilluara deri tani e po ashtu u shprehën optimist për paraqitje dhe rezultat të mirë kundër Andorrës.
Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet sot (e martë) nga ora 20:00.



