Kosova U21 sot takohet me Slloveninë U21

25 mars 2022 | 12:42

Përfaqësuesja e Kosovës U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” do të përballen me Slloveninë, takim ky që zhvillohet në ora 18:00.

Albert Bunjaki do të jetë në krye të djelmoshave “dardanë”, pas shkarkimit të ish trajnerit, Michael Nees.

Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të merren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i…