Kosova voton

28 dhjetor 2025 | 08:32

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

Procesi i votimit zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që mbahen brenda një viti në Kosovë, pas dështimit për të formuar Qeverinë e re nga zgjedhjet e shkurtit.

Asnjëra nga partitë nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për ekzekutivin e ri.

Për shkak të ngërçit politik dhe pamundësisë për marrëveshje, Kuvendi u shpërnda dhe u shpallën zgjedhje të parakohshme.

Procesi synon t’i japë vendit institucione funksionale dhe një Qeveri të re me mandat të plotë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje,…