Kosova – Zvicra sot përballen në çerekfinale të Evropianit

18 korrik 2025 | 10:57

Pas përfundimit të garave në grupe janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve.

Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën.

Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishin nga tri fitore e dy humbje.

Takimi do të zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë. Fituesi i ndeshjes Kosova – Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia – Britania e Madhe. Kjo është hera e parë që Kosova U20 hyri në mesin e tetë më të mirave. Njëkohësisht suksesi më i madh te gjeneratat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afro 90 milionë euro është dëmi që besohet se i…