Kosova zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

04 prill 2023 | 16:23

Kosova është edhe zyrtarisht në mesin e shteteve kandidate për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Lajmin e ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas një takimi që pati me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin.

Kurti ka thënë se kjo kandidaturë do të shënojë një moment historik të zhvillimit të sportit në Kosovë.

Ai po ashtu bëri të ditur se është arritur marrëveshja me Shqipërinë që ky eveniment sportiv të zhvillohet në bregdetin shqiptar.

“Jemi pajtuar me Shqipërinë se këto lojëra do të zhvillohen më bregdetin shqiptar. Mbështetjen për sportin e kemi rritur 200 për qind”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard është futur në…