Kosovarët e Stambollit të gatshëm për ta ndihmuar Malishevën

22 shkurt 2018 | 16:21

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, baskë me drejtorin e Bujqësisë, Murat Hoxha dhe anëtarin e Kuvendit Komunal të Malishevës, Faik Zogaj, janë takuar me anëtarët e shoqatës kulturore “Kosovalilar” si dhe me kryetarin e kësaj shoqate, Murat Beg, me të cilët kanë biseduar për shumë çështje.

Në mesin e kosovarëve në Stamboll, Begaj është takuar edhe me Qazim Agushin, pasardhës i familjes së Iliaz Agushit nga Malisheva.

Në këtë takim, anëtarët e shoqatës “Kosovalilar” i kanë dhënë mbështetje kryetarit Begaj dhe kanë thënë se do të angazhohen maksimalisht për Kosovën, në veçanti për Malishevën.

Ata i kanë premtuar Begajt se do të kërkojnë nga kompanitë investuese në Stamboll që të investojnë në Malishevë, sidomos nga kompanitë, pronarët e të cilëve janë me prejardhje nga Kosova. “Takimi me anëtarët e kësaj shoqate kulturore të kosovarëve në Stamboll ishte shumë miqësor dhe ata janë shprehur shumë të kënaqur që vizitohen nga institucionet tona”, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Malishevë, Murat Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po fliste për ndihmën…