Kosovë: 239 të shëruar nga Covid-19 brenda 24 orëve

17 shtator 2020 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 239 pacientë nga koronavirusi

Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka treguar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 188 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka njoftuar se…