Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe

21 dhjetor 2020 | 23:53

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këtë vendim të Kushtetueses u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Postimi i plotë i saj:

Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën, e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit.

Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti.

Kush e mendon ndryshe e gjen atë që e meriton, shkarkimin dhe dënimin nga qytetarët sot dhe gjykimin nga historia nesër.

Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin…