
Kosovë – ShBA: miqësi e përhershme, aleancë e pazëvendësueshme
16 prill 2025
| 22:48
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka postuar një fotografi në “Facebook” me përfaqësuesin alternativ të ShBA-së në OKB, John Kelly, në një drekë pune.
Reka ka theksuar se Kosova dhe ShBA-ja kanë miqësi të përhershme dhe aleancë të pazëvendësueshme.
“Drekë pune me John Kelly, përfaqësuesin alternativ të ShBA në OKB. Kosovë – ShBA: miqësi e përhershme, aleancë e pazëvendësueshme”, ka shkruar ambasadori Reka.