Kosovës i bashkohen dy futbollistë  

04 shtator 2020 | 12:35

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka ftuar në edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala,

Gjatë ditës së sotme ekspedita e “dardanëve” do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e U21-shave, Kosovë – Angli, në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arnida Çapi, ish-kandidate për deputete, me profesion avokate dhe aktualisht…