Kosovës i shtohet edhe një klub i futsallit nga Gjakova

16 shkurt 2026 | 21:45

Skenës sportive në Kosovë i është shtuar edhe një klub i ri i futsallit. Një grup të rinjsh nga Gjakova kanë themeluar zyrtarisht Klubin e Futsallit “Vëllaznimi”, duke synuar të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë themeluesit përmes një deklarate publike, ku theksohet rëndësia e këtij hapi për komunitetin sportiv lokal dhe më gjerë. “Me kënaqësi të veçantë, njoftojmë opinionin publik, komunitetin sportiv dhe institucionet përkatëse për themelimin zyrtar të Klubit të Futsallit ‘Vëllaznimi’, në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË ZYRTARE

Me kënaqësi të veçantë, njoftojmë opinionin publik, komunitetin sportiv dhe institucionet përkatëse për themelimin zyrtar të Klubit të Futsallit “Vëllaznimi”, në Gjakovë.

Themelimi i këtij klubi përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin dhe zhvillimin e sportit të futsallit në qytetin tonë, duke krijuar një strukturë të organizuar dhe profesionale që synon përfshirjen aktive të të rinjve, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve lokale, si dhe promovimin e vlerave të mirëfillta sportive. Klubi do të funksionojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e institucioneve sportive përkatëse, duke synuar pjesëmarrjen e rregullt në gara, kampionate dhe aktivitete sportive të organizuara në nivel lokal dhe kombëtar.

Misioni i Klubit të Futsallit “Vëllaznimi” është të promovojë sportin e futsallit nëpërmjet përfshirjes së të rinjve, zhvillimit të talentëve lokalë dhe organizimit të aktiviteteve që nxisin frymën sportive, disiplinën dhe bashkëpunimin në komunitetin e Gjakovës..

Ftojmë institucionet, bizneset dhe gjithë dashamirët e sportit që të mbështesin këtë iniciativë, duke u bërë pjesë e një projekti që synon të forcojë frymën sportive dhe bashkëpunimin në komunitetin tonë.

Me respekt,

Ekipi KFV

#sport #futsall #gjakove #kosovo #sponsorship

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ylli Hoxha ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi…