Kosovës i shtohet edhe një Specialist i Sëmundjeve të Zemrës

05 shkurt 2026 | 15:11

Kosova është pasuruar me një specialist të ri në fushën e Kardiologjisë. Dr. Faik Asllani nga komuna e Gjakovës ka përfunduar me sukses provimin specialistik dhe ka fituar titullin Specialist i Sëmundjeve të Zemrës. Dr. Asllani është vlerësuar maksimalisht nga komisioni profesional në përbërje: Prof. Asoc. Dr. Aurora Bakalli – kryesuese, Dr. Faik Shatri – anëtar dhe Ass. Dr. Afrim Poniku – anëtar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dr. Faik Asllani përmes një njoftimi, ku ndër të tjera ka shprehur falënderim për komisionin vlerësues dhe ka theksuar përkushtimin e tij profesional ndaj pacientëve. “Me përulësi dhe përgjegjësi do të vazhdoj misionin tim në shërbim të pacientëve, sepse në çdo vendim, pacienti do të jetë gjithmonë në qendër”, ka deklaruar Dr. Asllani. Ky sukses përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë dhe një vlerë të shtuar për kujdesin kardiologjik ndaj qytetarëve.

Zyrtarisht,
Dr. Faik Asllani – Specialist i Sëmundjeve të Zemrës (Kardiolog).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Fiton Ademi është përforcimi më…