​KOSTT-i bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës

24 dhjetor 2025 | 16:58

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) është duke realizuar projekte në vlerë 30 milionë euro, në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, dhe po negocion një tjetër paketë prej 35 milionë eurosh për të përmirësuar sistemin e transmetimit të energjisë në Kosovë.

Shaban Neziri, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në KOSTT, ka thënë se këto investime do të ndihmojnë në integrimin e burimeve të reja dhe në sigurinë e furnizimit me energji.

Për të siguruar transparencë, KOSTT-i do të publikojë të dhënat mbi ngarkesën dhe masat e menaxhimit në faqen e saj zyrtare.

“Aktualisht KOSTT-i ka një pako projektesh në vlerë prej 30 milionë euro të cilën është duke e realizuar në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, si dhe jemi duke negociuar një pako tjetër në vlerë prej 35 milionë euro. Këto investime pritet të rrisin kapacitetin transmetuese në të gjithë vendin të krijojnë hapësira reale për integrimin e burimeve të reja për siguri me të larta operative dhe për më pak kufizime teknike…. Gjithashtu ne po bashkëpunojmë ngushtë edhe me operatoret e institucionet relevante për t’i koordinuar burimet që prekin stabilitetin e sistemi. Për transparencë, KOSTT-i do t’i publikoj rregullisht në uebfaqe të dhënat për ngarkesën dhe masat për menaxhimin e saj. Në fund dua të theksoj se sfida kryesore është menaxhimi i pikut, çdo ulje e konsumit në orët e ngarkesës kur ajo është e lartë e ndihmon sistemin të mbetet stabil për të gjithë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Neziri ka apeluar tek qytetarët dhe bizneset të përdorin energjinë në mënyrë më racionale dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve të ngarkesës së lartë gjatë orëve të pikut, për të mbajtur stabilitetin e sistemit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që sa herë që të jetë e mundur të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me ngarkesë të lartë jashtë kohës së pikut dhe të shpenzojnë energjinë në mënyrë sa më racionale në mënyrë që furnizimi të jetë i garantuar për të gjithë. Ne do të vazhdojmë të investojmë, të operojmë me standarde të larta, sepse mendojmë që energjia e sigurt është themel i ekonomisë dhe i cilësisë së jetës”, ka thënë Neziri.

KOSTT-i do të vazhdojë të investojë dhe operojë me standarde të larta, duke siguruar që energjia e sigurte të mbetet një element kyç për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së dhe afaristi Albert Bucolli ka shprehur publikisht…