KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt për vendosjen e baterive 90 MWh për ruajtjen e energjisë

19 janar 2026 | 14:12

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se KOSTT-i ka marrë pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, punimet për bateritë do të ecin përpara në kuadër të programit kompakt me MCC-në. Bateritë do të ruajnë energji kur ka tepricë dhe do ta kthejnë në rrjet kur kërkesa rritet, për furnizim më të qëndrueshëm dhe kosto më të përballueshme”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Rizvanolli ka theksuar se partneriteti Kosovë-ShBA po kthehet në edhe një rezultat konkret: infrastrukturë që e bën energjinë më të sigurt për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që i…