Koulibaly: E dua finalen Chelsea – Napoli

08 mars 2023 | 14:23

Pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Chelsean, Kalidou Koulibaly foli për “Sky Sport”. Ai hipotezoi një kryqëzim të mundshëm të rrugëve në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve evropiane midis Chelseat dhe Napolit.

“Shpresoj ta takoj ish-skuadrën time sa më lartë që të jetë e mundur, ndoshta në finalen e Stambollit. Unë gjithashtu e uroj Napolin që të shkojë sa më përpara në Ligën e Kampionëve, do doja shumë për përballeshim në finale”, ka thënë Koulibaly.

Blutë e Londrës e siguruan vendin në çerekfinale pasi përmbysën disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në fushën e Borussia Dortmundit. Rezultati i përgjithshëm 2-1 avancoi më tej skuadrën londineze.

“Ishte pak e vështirë. E dinim që kjo ndeshje ishte thelbësore për ne, donim ta fitonim me çdo kusht. Zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme, me intensitetin e duhur. E përsëris: donim të fitonim me çdo kusht dhe ia dolëm. Tani mund të jemi të lumtur”, ka shtuar Koulibaly.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para…