Koulibaly: Senegali nuk ka frikë nga askush

04 dhjetor 2022 | 12:53

Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly tregon që nuk i frikësohen asnjë kombëtare.

Ylli i Senegalit, Koulibaly udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fazës së 1/16 të Kupës së Botës.

Në fazën e eliminimit direkt ata përballen me Anglinë, por senegalezët nuk i frikësohen ‘Tre Luanëve’.

“Ne jemi Senegali, nuk kemi frikë nga askush. Senegal është më i mirë kur ata kanë shpinën pas murit. Ka shumë skuadra që nuk duan të luajnë kundër nesh”, ishin fjalët e lojtarit të Chelsea.

Angli – Senegal luhet sot, me fillim nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar se Forcat…