Kovaq rinovon kontratën me Dortmundin

26 gusht 2025 | 13:52

Borussia Dortmund ka zgjatur kontratën e trajnerit Niko Kovaq deri në verën e vitit 2027. Kroati mori drejtimin e ekipit në janar 2025, kur skuadra ndodhej në vendin e 11-të.

Me 22 pikë në 8 ndeshjet e fundit, ai e ngjiti Dortmundin në vendin e katërt, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. I njohur për stilin e tij disiplinues, Kovaq ka fituar Kupën e Gjermanisë me Eintracht Frankfurt dhe një dopietë me Bayern Munchen. Si futbollist, ai ka luajtur për Kroacinë dhe klube të njohura gjermane.

Dortmundi e nisi sezonin e ri me një barazim 3-3 ndaj St. Pauli, duke pësuar dy gola dhe një karton të kuq në minutat e fundit.b

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku dhe…