Kovaqi lavdëron Jamesin

24 shtator 2018 | 16:38

Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaq e ka lavdëruar mesfushorin James Rodriguez. Ish-lojtari i Real Madridit e shënoi njërin nga golat e fitores në ndeshjen ndaj Schalkes (0-2).

“James ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit dhe ka treguar se mund të mbështetemi tek ai. Nga ana sulmuese mund të bëjë gjithçka, gjithmonë e gjen një zgjidhje. Edhe në lojën defensive është zhvilluar shumë dhe e ndihmon ekipin në mbrojtje”, ka thënë Kovaq.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ministria e Financave çdo ditë është duke përmbushur më shumë…