KP: Për më pak se 24 orë kapet hajni që vodhi në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së

25 shkurt 2024 | 18:28

Pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është kapur hajni që kishte vjedhur në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sot u raportua në media se, dje pasdite në Prizren, një hajn kishte hyrë në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, me ç’rast ia kishte vjedhur çantën e dorës, në të cilën gjendej arma dhe ID e tij.

Burime të KP thanë se, motivet e kësaj vjedhjeje janë ende të paqarta, porse hetimet do të zbardhin gjithë situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja 03 ka fituar lehtësisht ndaj UnitedBasketball me rezultat të…