KPK-ja diskuton për Ligjin e ri për prokurorin e shtetit

09 qershor 2023 | 17:01

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur një takim me kolegjiumin e kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin e Ligjit të ri për prokurorin e shtetit.

“Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit”, është thënë në njoftim.

Më tutje është thënë se është biseduar edhe për nevojën e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë që do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër mbrëma zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Interit…