KPK-ja kërkon nga partitë politike t’i shmangin deklaratat që cenojnë institucionet e drejtësisë

01 qershor 2026 | 16:35

Këshilli Prokurorial i Kosovës  (KPK) u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që gjatë fushatës zgjedhore, të përmbahen nga deklaratat dhe retorika si dhe të mos përdorin dhe të mos nxisin në diskursin e tyre publik, çështjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës në veçanti.

Në reagim është thënë KPK-ja vlerëson se instrumentalizimi i çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë për qëllime politike ose elektorale dëmton imazhin dhe besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe në funksionimin e pavarur të sistemit prokurorial.

“KPK-ja mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, në mbrojtjen e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, është thënë në reagimin e KPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…