KPK-ja pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra prokurorin Beqë Shala, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se mori ryshfet.
“KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar KPK-ja.
Njoftimi i plotë:
Njoftim i Këshillit Prokurorial të Kosovës për pezullimin nga detyra të prokurorit Beqë Shala
Prishtinë, 28 tetor 2025 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër.
KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
.



